Gazetari Artan Hoxha në një status në Facebook akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën për mbështetjen e kandidatit Fredi Bejleri, edhe pse ai ka qenë i akuzuari kryesor për masakrën e Peshkëpisë.

Statusi i plotë:

Te shohësh dy ish-presidentë dhe dy ish-kryeministra te Republikës se Shqipërisë, fillimisht te kandidojne, me pas te mbeshtesin nje nga autoret e dyshuar te “Masakres se Peshkepise”, dhe sot ta mbrojne Fredi Bejlerin, qe shpalli haptazi se, do te “ringjalle helenizmin” ne nje territor mijeravjeçar teresisht shqiptar, eshte e turpshme….
Por mesa duket, Berisha e ka ngrene turpin me buke, edhe pse i kane marre peng nje repart ushtarak me 130 ushtare, i kane masakruar komandantin e repartit Fatmir Shehu dhe ushtarin ne vendroje Arsen Gjini, i kane grabitur armatimin e Ushtrise Shqiptare, ai serish jo vetem e kandidon si perfaqesues te tij, por e mbron sikur Bejleri te ishte Çerçiz Topulli.
Zoterinj ish-president dhe ish-kryeministra te vendit tim, sot drejtues te opozites shqiptare, Fredi Bejleri duhej te ishte ne burg prej shume vitesh, ndoshta prej fund-shekullit te kaluar, i ndeshkuar dhe denuar per dhunimin e territorit te Republikes se Shqiperise, per vrasjen e dy “Deshmoreve te Atdheut”.
Shoqerimi dhe ndalimi i Bejlerit, 29 vite nga “Masakra e Peshkepise” per shit-blerje votash, eshte nje “ledhatim”.
Ndersa per politikanet tane pseudopatriote qe, sot dalin ne mbrojtje te nje ekstremisti te terbuar antishqiptar, eshte nje faqe e zeze.
Minoriteti grek ne Shqiperi apo komuniteti greqisht-foles ne Himare, kane me qindra personalitete te spikatur dhe intelektuale qe mund t’i perfaqesonin denjesisht interesat e tyre.
Bejleri eshte modeli me i keq, i nje personazhi te implikuar rende ne akte kriminale kunder Republikes se Shqiperise dhe qytetareve te saj.
Nje ekstremist ultranacionalist si Bejleri, perfaqesues interesave me shoviniste antishqiptare, qe synojne coptimin e territorit te Republikes se Shqiperise, jo vetem qe nuk duhet lejuar te kandidonte, por tashme duhej te ishte ndeshkuar prej kohesh nga drejtesia…
Prandaj zoterinj ish-president dhe ish-kryeministra, deshira juaj per pushtet, nuk mund te shkembehet kurre me gjakun e “Deshmoreve te Atdheut”…
Koha eshte e maskarenjeve,
por ATDHEU eshte i shqiptareve …

Ne foto: Fredi Bejleri duke bere fushate me flamurin e Vorio Epirit…