Kandidati i PS-së për bashkinë e Kalonjës, Erion Isai ka reaguar pasi u godit nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta. Në një deklaratë për mediat, Isai tha se ishte e shëmtuar dhe se i vjen turp që në një kohë të tillë akoma ndodhin situate të tilla absurde.

Isai ndër të tjera ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë atë që duan në mënyër që të tregojnë se ato dinë që të zgjedhin.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojne të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre.

Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i Kanan Tafilit me historia bllokimi rroge dhe me absurditete që nuk I kanë hijë askujt.

Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë më vjen keq për incidentin. Më vjen keq që kur të kërkohet në google do të dalë kjo ngjarje e turpshme. Kjo është një ngjarje e turpshme, dhe rezultati do ta tregojë”, ka thënë ai.