Europa League rikthehet mbrëmjen e kësaj të enjte me dy përballjet gjysmëfinale. 2 klube italiane, 1 gjermane dhe 1 spanjolle luftojnë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia për klube në Evropë. Juventusi pret në Torino Sevillan, ndërsa kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në Europa League.

Së bashku janë përballur në Champions League në 4 përballje, ku dy herë kanë fituar bardhezinjtë, 1 herë Sevilla dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim. Mungesat mbeten një problem për të dy teknikët, më të shumta janë tek spanjollët.

Në gjysmëfinalen tjetër, Roma e Jose Mourinhos, kampionja në fuqi e Conference League përballet me Sevillan. Italianët kërkojnë të mbërrijnë në një tjetër finale evropiane, por aspirinat janë një pengesë e madhe. Bilanci në përballjet direkte nuk tregon asgjë, ndërsa janë ndeshur 4 herë së bashku në Ligën e Kampionëve, ku kanë nga 1 fitore secila me dy ndeshje të ndara në barazim.

Romanët cilësohen favoritë për kalimin në stacionin e fundit, aty ku shpresojnë të përballen me Juventusin, në një finale të gjithën italiane.