7 punonjëset e fabrikës së prodhimit të kabujve elektrikë ‘Sews Cabind Albania.shpk’ në Bathore në Tiranë, të cilat përfunduan në spital pasi kishin shfaqur shqetësime shëndetësore dhe shenja asfiksie, kanë dalë nga spitali.

Ata kanë marrë trajtim në shërbimin e toksikologjisë dhe kanë lënë spitalin.

Ndërkohë Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka pezulluar punimet në fabrikë.

Burime bëjnë me dije se është marrë masë administrative Vendim i Ndërmjetëm për Pezullim të Akivitetit në linjën ku ka ndodhur intoksikacioni deri në daljen e rezultateve nga hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe spitali ku janë shtruar. Në fabrikën e telit në Bathore ka rreth 3 mijë punonjës, jo vetëm burra por edhe gra.

Sipas dëshmive, disa prej punonjësve me probleme të tilla është hera e parë që përballen. Deri tani nuk ka më punonjëse të tjera që kanë shfaqur probleme me rrugët e frymëmarrjes.