Një prej politikanëve amerikanë dhe studiuesve më me ndikim në politkibërjen e botës moderne, Henry Kissinger mbush sot plot një shekull jetë. Urimin për të e kishte të rezervuarKryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm urimin e ditëlindjes për Henry Kissinger.
Rama publikoi në rrjetet sociale një foto të Henry Kissinger, teksa shkroi “Hapyy birthday Boss”.
“Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë” – Henry Kissinger, sot plot 100 vjeç”, u shpreh Rama.
Henry Kissinger, lektor për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit, ka qenë sekretar shteti, dhe mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë Henri Kisingeri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit. Ai shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe pastaj Sekretar i Shtetit në kohën e Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit, si dhe ka këshilluar mbi politikën e jashtme shumë presidentë të tjerë amerikanë.
Në vitin 1973, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqen dhe mes të tjerash edhe Medalja Presidenciale e Lirisë dhe Medalja e Lirisë. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë, ndërsa aktualisht është Kryetar i Kissinger Associates, Inc., një firmë konsultimi ndërkombëtare.