Dashi
Merkuri do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nëse jeni te martuar do keni një dite me te qete dhe te mbushur me kënaqësi. Shfrytëzojeni ditën! Beqaret do jeni gjate gjithë ditës te rrethuar nga persona interesante, kështu qe do kenë mundësi te takojnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme qe do ua përmirësojnë buxhetin.
Demi
Për një pjese te çifteve, dita e sotme do jete e paqëndrueshme. Do ia merrni për keq partnerit disa gjera qe do iu thotë dhe kjo do krijoje debate. Nëse jeni ende vetëm do keni një takim me një person qe nuk do iu përshtatet dhe nuk do preferoni te krijoni një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoni sa me shume maturi dhe kujdes. Shmangni sot shpenzimet e pamenduara.
Binjaket
Fale pozicionimit jo te mire te Venusit, gjate kësaj dite do iu lindin disa dyshime mbi atë qe keni ne krah. Mos e acaroni menjëherë atmosferën, por mundohuni te flisni me qetësi me te. Beqaret duhet te bëjnë ende durim për te gjetur personin e zemrës. Ne planin financiar ka ardhur koha te kujdeseni me tepër për shpenzimet qe do kryeni. Mos mendoni vetëm për te sotmen.
Gaforrja
Nëse jetoni bashke me partnerin, gjendja aktuale e financave do krijoje debate te mëdha. Nuk do mendoni aspak para se te shpenzoni dhe do e përkeqësoni buxhetin. Kujdes! Beqaret do pëlqejnë shume dike, por për shkak te konkurrencës se forte do e kenë te vështira ta bëjnë menjëherë për vete. Nëse jeni vetëm financat do jene si gjithmonë.
Luani
Nëse lidhja juaj i përballon me sukses turbullirat qe do ndodhin gjate kësaj dite, ajo do vazhdoje te jete e forte për shume kohe. Bashkëpunimi dhe komunikimi nuk do shteroje për asnjë moment. Beqaret do kenë disa njohje te rreja, por duhet te marrin kohen e duhur për te bere një zgjedhje. Financat do jete te stabilizuara dhe nuk pritet te ketë asnjë problem.
Virgjeresha
Ka rrezik qe te tregoheni te padrejte me atë qe keni ne krah sot. Do e kritikoni për dashurinë e tij posesive, ndërkohë qe ai e bën gjithçka qe t’ju beje te ndiheni sa me mire. Nëse jeni beqare, një person shume i thjeshte, por inteligjent do futet ne jetën tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi. Ne planin financiar duhet te shpenzoni aq sa e keni mundësinë. Po e tepruat do keni probleme.
Peshorja
Ka rrezik te stresoheni shume gjate kësaj dite për shkak te vështirësive dhe mosmarrëveshjeve qe do keni me partnerin. Mos mendoni se ai nuk iu do vetëm se nuk shprehet aq sa duhet, jo te gjithë njerëzit kane te njëjtin tip. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë atë qe aq shume kane kërkuar. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara.
Akrepi
Dita e sotme do jete e qete dhe pa probleme për ata qe janë ne çift. Do kuptoheni mire me njeri tjetrin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Jupiteri do ua shtoje shpresën beqareve për te gjetur dashurinë e shumëpritur, megjithatë mire do ishte qe ata re mos nxitoheshin. Ne planin financiar do riorganizoni gjithçka dhe situata do jete e mire. Shfrytëzojeni!
Shigjetari
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, dita do jete e lumtur dhe e mbushur me emocione te forta. Disa mund te mendojnë edhe për një fëmijë. Për beqaret do jene Venusi dhe Plutoni, planetët me fatsjellës. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen, por pa hedhur hapa te rëndësishme. Edhe financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Fati do iu buzëqeshë.
Bricjapi
Jeta ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do zgjidhni me qetësi çdo problem qe iu kishte dale përpara. Beqaret do jene sharmante dhe joshës, por nuk do kenë mundësi shume te mira për te krijuar lidhjen qe kane dëshiruar gjithmonë. Për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni, financat do kenë disa tronditje.
Ujori
Mos luani me durimin e partnerit tuaj sot dhe mos e bëni atë xheloz vend e pa vend. Gjithçka e ka një kufi dhe mund te lindin debate te mëdha. Beqaret do bënin mire te mos filloni asnjë angazhim gjate kësaj dite edhe sikur mundësitë për takime te jene te shumta. Nuk është momenti. Ne planin financiar duhet ta pranoni situatën e vështirë dhe te “luftoni” për ta rregulluar.
Peshqit
Jupiteri do ndikoje negativisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Priten debate te zjarrta me partnerin çka do e prishe gjitha atmosferën e ngrohte qe ishte krijuar. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do duan te kalojnë momente te këndshme me miqtë. Dashuria për ta nuk do ketë rëndësi te madhe sot. Financiarisht do përballeni me një situate te vështirë. Kujdes!