Në Bashkinë e Vorës PS ka arritur të marrë shumicën në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate nga 21 gjithsej, ose 46.69% të votave, BF 4 mandate pasi siguroi 16.45% të votave. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat dhe FRD 1 mandat.

Numërimi është mbyllur edhe në Kamëz, ku PS ka fituar 19 mandate me 43.09% të votave nga 41 manadate, BF, 11 mandate me 24.38% të votave dhe PD me 7.58% të votave ka arritur të sigurojë vetëm 3 mandate. Më tej, PSD ka marrë 2 mandate ose 5.35%, FRD 2 mandate, PAA 1 mandat, PR 1 mandat, ALD 1 mandat.

Në Rrogozhinë nga 21 këshilltarë, PS ka arritur të marrë 9 mandate me 35.74% të votave, BF 4 mandate me 17.28% të votave dhe PD është renditur sërish forcë e tretë me 3 mandate ose 13.81% të votave. Mandatet e tjera janë ndarë mes partive të vogla, konkretisht PSD- 2 mandate, PR-1 mandat, PLL- 1 mandat. Mitat Daja ka fituar një mandat si këshilltar bashkiak duke kandiduar si i pavarur.

Në Tiranë ku deri më tani janë numëruar 929 qendra votimi nga 941 në total, PS kryeson bindshëm me 34 mandate ose 40.37% të votave, e ndjekur nga BF me 15 mandate 23.34% të votave. Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 6.77% të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani. Ndërsa, PSD numëron 3 mandate me 4.38%, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat. Bashkë Fitojmë humbi një mandat në Këshillin e Tiranës dhe ja mori PSD, e cila nga 2 mandate u rrit në 3.

Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës duke bërë që PS pavarësisht se humbi kryesimin e bashkisë, të ketë një diferencë të madhe me BF. Konkretisht PS ka marrë deri më tani, 38.19% të votave, ose 13 mandate. Ndiqet nga BF me vetëm 26.42% të votave ose 9 mandate. PD renditet forcë e tretë me 10.53% duke numëruar 3 mandate. PAA ka 3 mandate ose 9.92%, PSD 2 mandate ose 5.54% dhe PR 1 mandat.