Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka publikuar në rrjtetin e tij social ‘Facebook’ teksa shfaqet me motor rrugëve të veriut të vendit ku falë investimeve në infrastrukturë është krijuar një lehtësi e jashtëzakonshme që ka nxitur edhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit zonën e Vermoshit. Beci bën me dije se rruga nga Hani i Hotit deri në Vermosh ka lidhur këtë zonë edhe me Plavën, Gucinë e deri në Podgoricë.

Beci bën me dije se radhën për tu ndërtuar e ka një tjetër rrugë, rruga e Dukagjinit për të marrë rëndësinë dhe zhvillimin që i takon.