Që prej muaji prill, mjekët specialist marrin 50 mijë lekë më shumë. Kjo, sipas mjekëve është një vlerësim dhe një mënyrë për t’u ndierë të motivuar në punë, në një kohë kur shumë mjekë zgjedhin që të lënë vendin, më së shumti drejt Gjermanisë.

“Si një mjeke specialist, ndihem e nderuar që të punoj në një spital në kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë”.

“Rritja e pagave është një lajm i mirë sidomos për specialistët e rinj që nisin rrugëtimin e tyre me një mundësi më shumë”.

“Tashmë kemi mundësi që të ofrojmë shërbimin tonë, jo vetëm në kushte bashkëkohore, por që përkushtimi ynë vlerësohet me pagën e re”.

“Ndihem e vlerësuar dhe e motivuar që unë të punoj këtu”.

“Jemi shumë të kënaqur me ngritjen e pagës”.

“Për mua është një lajm shumë i gëzueshëm rritja e pagës”, thanë disa mjekë.

Kjo masë është marrë nga qeveria me qëllim që të frenohet largimi i bluzave të bardha.