Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur fushatën elektorale në Vaun e Dejes, ku ka akuzuar kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë se ka dashur ta takojë kreun e PS për të bërë pazar për bashkinë. Rama ironizoi Zef Hilen teksa tha se ai del si i diplomuar në Turqi, por nuk di turqisht.
Rama tha se Zefi ka dashur ta takojë kryeministrin, por ky i fundit nuk ka pranuar pasi s’ka dashur të sabotojë Partinë Socialiste. Teksa foli para elektoratit, Rama tha se ka respekt për demokratët pasi dhe vetë është demokrat.
“Zef Hila është duke më pa dhe i drejtoj një mesazh. Merhaba Zef se ti je Zef me universitet në Turqi, edhe pse nuk di asnjë fjalë në turqisht. E pash dhe dëftesën e Zefit në Turqi, dhe dy gjëra më bënë përshtypje. Në histori turke kishte marrë vlerësim shumë të lartë, tek e drejta turke kishte marrë vlerësim të larta.
Zefi dhe historian dhe juristi turk, ose Zefi të mbajë një fjalim në turqisht dhe tërhiqem unë për të gjithë mesazhin jo Vaun e Dejes, se di Zefi turqisht apo nuk di turqisht, Zefi s’ka ça bën më këtu.
Zef me ke çu fjala para ca kohësh, deshe më m’taku, deshe me bë një pazar të vogël për të mbështet ty, për të sabotu unë Partinë time siç ka sabotu ti partinë tende e pastaj ti me sabotu tënden për timen në zgjedhjet e tjera.
Zefi ishte te SHQUP-i brenda kur non grata sulmonte nga jashtë, do ti që doli më non gratën jashtë! Është akrobat i madh. Nuk bie në tokë, por gjithmonë rrotullohet. Zef të përshëndes vëlla, evallah për të gjitha. Mos i merr më qafë njerëzit me shpërnda lekë se jo vonë shumë. Mos lejo të tjerët për ta bërë këtë punë, po kapen shumë të tillë. Zef është kry kjo punë, Kristiani do marrë stafen nga Marku. Kam respekt për demokratët se demokrat jam dhe vetë me thënë të drejtën, saç jam edhe socialist. Unë besoj se socialistët janë dhe demokrat, kurse demokratët nuk janë socialist. Por ne i kemi të dyja”, tha Rama.