Kryeministri, Edi Rama ka postuar mëngjesin e ditës së sotme një video kushtuar për ‘Javën italiane’ në Shqipëri në kuadër të edicionit të dytë të Javëve të Kulturës Ndërkombëtare në vendin tonë.

Rama bën me dije se nga 1 qershori deri në datën 7 qershor, në vendin tonë do të ketë evente të ndryshme të që nga muzika, sporti, kuzhina, shkenca dhe deri tek arkitektura italiane.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër vend mik, Italinë, që vjen në edicionin e dytë të Javëve të Kulturës Ndërkombëtare në Shqipëri me më shumë se 60 evente, që nga muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, e deri te arkitektura, prej datës 1 deri me 7 qershor, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.

Ditën e djeshme në ceremoninë e zhvilluar në rezidencën e Ambasadës italiane në Tiranë, ambasadori Fabrizzio Buçi, nënvizoi se më 2 qershor të dyja vendet do festojnë së bashku festën e Republikës së Italisë.