Fitorja e Rakip Sulit dhe rikonfirmi i tij në detyrë si kryebashkiak i Kamzës është parë interpretuar si befasi për një pjesë të opinionit publik.
Rezultati bindës me 60.65 përqind të votave është interpretuar si fitore politike duke përfshirë impenjimin dhe retorikën e kryeministrit Rama nga një anë dhe përçarjen e opozitës nga ana tjetër.
Mirëpo nëse e shohim pak më thellë, nëse duam të lexojmë siç duhet vullnetin e qytetarëve të Kamzës do kuptojmë se fitorja e Rakip është rezultat i punëve të kryera gjatë mandatit 4-vjeçar.
Bilanci i punëve në Bashkinë e Kamzës për vitet 2019 – 2023 , siç do e shihni të sqaruar më poshtë, është vërtet domethënës. Pra, tregues i një administrimi të sukseshëm duke filluar me menaxhimin e krizave si Pandemia dhe tërmeti.
Ndërtimi, për herë të parë i Çerdheve, restaurimi dhe krijimi i kushteve optimale në të gjithë kopshtet e territorit të Bashkisë, rindërtimi dhe restaurimi i shkollave 9 – vjeçare e të mesme, një pjesë e mirë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti, janë pjesë e rëndësishme e punëve të kryera përgjatë katër viteve.
Madje njëra prej godinave është vlerësuar me çmim ndërkombëtar sa i përket arkitekturës.
Pjesë e bilancit të punëve është edhe krijimi i një hapësire rekreative e aksesueshme për të gjithë qytatarët. Bëhet fjalë për Parkun e Liqenit të Paskuqanit i ngjashëm me atë të liqenit Artificial në Tiranë.
Po ashtu ndërtimi i plotë Valiasit të vjetër, përfshirë ndërtimin e godinave, krijimin e hapësirave të aksesueshme për banorët është një tjetër bilanc i punëve të kryera përgjatë mandatit të parë.
Sa më lart, pavarësisht se një pjesë mund ta shesin fitoren e thellë të Rakipit si pasojë e përçarjes së opozitës punët e kryera nga Rakipi janë arsyeja thelbesore që shpjegon rezultatin. Pra një fitore si pasojë e mirëadministrimit të qytetit dhe ndjekjes së politikave ‘pro’ qytetarëve.
Qytetarët e Kamzës, pavarësisht se bastion i së djathtës, treguan se vlerësojnë njerëzit e punës.