Kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka votuar rreth orës 09:15.
Pas daljes nga qendra e votimit, Dredha në një prononcim për mediet u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Vota është ushtrimi më i mirë i demokracisë. Vota është misioni më i shenjtë që çdo qytetar duhet ta ketë. Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Vlorës të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha kandidati socialist Ermal Dredha.