KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur numërues të votave në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e sotme ka lënë në fuqi vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për t’i lënë vetëm gjysmën e KZAZ-ve të vendit.

Sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.