Është duke u zhvilluar numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë në qarkun Fier. Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë deri në rezultatet paraprake ku janë numëruar 140 nga 224 kuti votimi 58.89 % duke siguruar 33 mandate. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. PD dhe PSD kanë arritur të marrin nga 4 mandate ndërsa Partia Demokracia Sociale, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë marrë nga 1 mandat.
Socialistët kanë korrur fitore në Lushnjë. Në 127 kuti votimi të numëruara nga 156 në total duke fituar 52.64% dhe duke siguruar 24 mandate në Këshillat Bashkiakë. Socialistët pasohen nga BF me 15.72% duke siguruar 7 mandate.
Situata paraqitet pothuajse e njëjtë në Bashkinë Roskovec ku janë numëruar 31 nga 39 kuti votimi. Socialistët janë në avantazh me 12 mandate ndërsa BF me 6 mandate. PBK ka siguruar 2 mandate me 8.04% të votave. Ndërsa PDIU ka marrë 1 mandat.
Në bashkinë Patos janë numëruar 34 nga 48 kuti votimi. PS kryeson me 15 mandate me 58.73% të votave. BF siguron vetëm 2 mandate me 11.06% të votave. Nga 2 mandate marrin edhe PD e PDIU.
Në Mallakastër, janë numëruar 24 nga 50 kuti votimi. PS kryeson me 9 mandate me 33.74% të votave. Nga 2 mandate marrin PD (10.19% të votave) PSD (7.53%), ALD (8.89%), PDIU (9.10%). Ndërsa Aleanca Demokratike e Shqipërisë ka siguruar vetëm 1 mandat.
Në Divjakë nuk ka nisur ende numërimi për Këshillat Bashkiakë.