Pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBV, moderatorja e njohur Kiara Tito duket se i është rikthyer punës pasi së shpejti pritet që ta shohim ne ekran si moderatorë.
Në një kohë kur ajo dhe partneri i saj Luiz Ejlli kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut, Kiara Tito po e shfrytëzon këtë rast për t’u rritur edhe më shumë në karrierë.
E njohur si moderatore e disa emisioneve ajo do të rikthehet sërish në drejtimin e një emisioni, i cili këtë rradhë lidhet me dashurinë, aventurat dhe eksperiencat e bukura.
Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel pasi ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.Bëhet fjalë për emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.
Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë.
Në natën finale, çifti kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës.