Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë një tjetër mbledhje të përbashkët për të çuar më tej marrëveshjet e arritura deri më tani.
Takimi i dy qeverive do të mbahet në Gjakovë më 14 qershor.
14 qershori kremtohet nga gjakovarët si dita e çlirimit të qytetit historik dhe përkujtohet në kalendarin e kësaj treve për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.
Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët e ka konfirmuar Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës “Diaspora Flet”.
Axhenda e kësaj mbledhje nuk është bërë ende e ditur, por në të pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së marrëveshjeve dhe memorandumeve të miratuara në mbledhjet e mëparshme. Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive kanë nisur të mbahen prej vitit 2014.