Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Himara nuk është fituar nga Fredi Beleri, pavarësisht rezultatit përfundimtar të votimit dhe të dhënave të KLQZ. Sipas tij, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është në burg dhe dosja e tij pritet të gjykohet nga SPAK.
Fredi Beleri është kapur në flagrancë duke shpërndarë para për vota, ndaj Ngjela duke analizuar pozitën e tij gjyqësore, thekson se nëse dënohet me burg ai shkarkohet automatikisht.
“Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës. Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u”, shkruan ndër të tjera ai.
Shënimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës:
Nëse gjykata do ta dënojë Belerin me burg, dhe vendimi gjyqësor do të marrë formën e prerë, Beleri shkarkohet automatikisht në bazë të vendimit me burg që i ka dhënë SPAK. Kot gëzohen të shiturit në Himarë.
Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u