Kreu SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejti në vitin e kaluar. Dumani ka dhënë shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.
Kreu SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejti në vitin e kaluar. Dumani ka dhënë shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.
Dumani në prezantimin e raportit vjetor tha se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendime për 4 persona të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë.
Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ku përfshihen ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes të cilëve politikanë, ish-gjyqtarë dhe kryetar bashkie.
Ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim: 8 procedime penale me 8 të pandehur (ish-Gjyqtar); 3 procedime penale me 3 të pandehur (ish-Prokuror); 1 procedim penal me 2 të pandehur (ish-Deputet); 1 procedim penal me 1 të pandehur (ish-zv.Ministër); 1 procedim penal me 1 të pandehur (anëtare KPK); 4 procedime penale me 4 të pandehur (ish-Kryetar Bashkie).
Në raportin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thuhet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona. Ajo që vihet re është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore me vendet partnere. Në listë rezultojnë 11 grupe pune të reja me vendet si Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, ku në fokus është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dumani në raportim tha se gjatë vitit 2022 janë nisur 107 procedime penale me 40 persona nën akuzë. Ai nuk la pa përmendur edhe rritjen e pasurive të konfiskuara.
Dumani tha se në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAK duhet nënvizuar se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante.