Vijon shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se deri tani janë 6358 fermerë, të cilët janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, për një sasi prej 1,361,039 litrash. Ministrja vuri në dukje se AZHBR, njëkohësisht, vazhdon intensivisht kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë.
Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.