Sali Berisha e merr me të qeshur mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së. Duke ju përgjigjur gazetarëve ai tha se kjo është shaka, dhe se Basah duhet të pyesë Ramën nëse e lejon apo jo.

‘Ç’më tremb ai mua, po e përdor Rama si do. Mos bëj Shaka.(Qesh) Të pyes a lejon Rama apo jo, është vegël në duar të Ramës. Bën se çfarë i thotë Rama,’- tha Berisha.