Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se rrogat e ministrave dhe të deputetëve të rriten të fundit, pasi tu jetë rritur të gjitha kategorive që përfshihen në projektligj.

‘Kështu që ky është qëndrimi im! Unë për rritjen e pagave jam shumë krenar dhe dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë deputetët sepse është puna e deputetëve në radhë të parë e gjithë këtyre viteve, sepse është rezultat reformash, është rezultat ligjesh, është rezultat përpjekjesh, dua të falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit qe kanë punuar qysh nga dita e parë e vitit 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të madhe dhe dua t’ju them që tek pika e pagës për deputetët dhe për ministrat , mua më keni kundra që ajo të hyjë menjëherë. Ajo duhet të hyjë në fuqi në momentin që hyn ne fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por unë një jam, bashkë me Erion Braçen, pastaj kush bëhet tjetër, të shohim,’- tha Rama.