Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veri-lindore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshëm vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në gjysmën Lindore të vendit tonë. Reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.