Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalëne tij në Kuvend për të diskutuar për rritjen e pagave. Rama u ka kthyer përgjigje opozitës ku u shpreh se qeveria përballë tërmetit, pandemisë dhe luftës ka dhënë një ndihmë të madhe për qytetarët, por kanë qenë edhe faktorë që e ka stepur Partinë Socialiste ta bëjë më shpejt këtë lëvizje. Rama u shpreh se është e kotë që kjo të debatohet.
“E keni marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte si vijon. 220 euro paga mesatare. Ndërkohë që Kosova e kishte 440 euro dhe rajoni më lart. Kemi qenë të fundit, me diferencë.
Me votimin e sotëm ne i hapim rrugën pagës mesatare 900 euro. Mjafton të shikohet sesa të ardhura kemi spostuar ne për të sistemuar në shtëpi dhjetëra mijëra familje për të kuptuar se pse kjo nuk u bë kur kishte mundësi të bëhej. Patsja erdhi pandemia, pastaj lufta. Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet s’është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht çmimin që paguanin përpara krizës. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të vazhduar të paguajë. Ne në verë do duhet të hapim diskutimin e fashës pasi konsumi do rritet. Nëse këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nëse do të kishim të bënim me një pasqyrë si ajo që na vihet përpara saherë ka parlament me shifra një këtu e një atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej dhe mori nga të gjitha kafshët ndonjë gjë dhe pastaj doli një monstër. Ekonomia është thënë këtu dhe ndryshe nga ata që thoshin ndryshe, Papunësia është në nivelet e para pandemisë. Konsumi është rritur. Eksportet janë rritur dhe të gjitha këtu s’janë opinione, s’janë as shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. Është e kotë fare që sot të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë historike të pagave”,- tha Rama.