Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen si drejtues i PD dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit.
Në një komunikim për mediat, Alibeaj tha se zgjedhjet e 14 majit patën probleme serioze, duke nisur nga blerja e votës, përdorimi të bandës apo të fortëve.
“Prej më shumë se 1 vit kam qenë dtrejtues i PD në kohën më të vështirë të saj kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e saj. Shifrat tregojnë se PD arriti të kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe të shohë drejt së ardhmes.
Zgjedhjet e 14 majit zgjodhën monizmin e pushtetit. Para 1 viti e prita në zyrë Berishën dhe i thashë se me të në krye, demokratët s’kanë asnjë shans të vijnë në pushtet, ndaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës.
Dua t’i shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që vendosën fatin e PARTISË para llogarive e pazareve të ngushta e mediokre. Para të gjithave duhen njerëz me karakter të fortë.
Zgjedhjet e 14 majit patën probleme serioze, përdorim oligarkësh por them që para së gjithash duhet të shohim nga vetja. Duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren, impenjimin e secilit për të kuptuar cfarë shkoi keq e cfarë shkoi si duhet.
Në shenjë reflektimi kam vendosur të largohem nga drejtuesi i partisë dhe pozicioni drejtues i grupit parlamnentar. Partia duhet të riorganizohet”, tha Alibeaj.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEnkelejdAlibeaj%2Fvideos%2F206560648852162%2F&show_text=false&width=560&t=0