Politologu Roland Lami, ka parashikuar ditën e sotme në Top Story fatin e Partisë Demokratike në bazë të analizave politike që ai ka bërë.

Lami u shpreh se Berisha e Basha duhet të japin dorëheqje, ndryshe nuk mund të marrë veten PD-ja dhe të dy ata do të shkojnë me këtë tendencë deri në 2025.

Lami: Në respekt të audiencës të jemi korrekt me veten që lufta brenda PD-së është se kush ka shumicën brenda PD-së. Kjo gjë u testua më 6 mars e në 14 maj dhe fatkeqësisht po shkojmë në 2025 me këtë tendencë. Njëri tërhiqet politikisht por jo juridikisht.

Tjetri politikisht njihet por juridikisht jo, sa kohë ka dalë nga vota e kuvendit të 11 dhjetorit, dhe në këtë kuptim ne ushtrojmë këtu presion se çfarë do të bëhet me karrierën e tyre kur ata e kanë vendosur. Po ta shohësh se çfarë përcaktojnë statutet, për zgjedhje lokale nuk përcaktohet dorëheqje por votëbesim. Këta nuk kanë ndërmend të japin dorëheqje, e shohin partinë si një proces ku bëhen arnime. Ftoj të gjithë demokratët që shohin përtej këtyre strukturave të ngushta, interesash deri diku, të gjykojnë pak më gjatë se kaq se me këtë logjikë më keq do të dalin në 2015. Njerëzit kanë inteligjencë e nuk janë bufa të gënjehen. Zgjidhjen e shoh përtej këtyre dy kryetarëve. Politika nuk është shumator numrash është besim.