Drama për pak vëmendje duket se ka marrë fund në mes të Mateos dhe Brikenës.

Pas një periudhe që u tha se u ndanë, tashmë ata janë bashkuar.

Mbrëmjen e së dielës, gjatë emisionit “Top Arena”, atmosfera u ndez kur Mateo dhe Brikena kthyen sytë e të gjithëve nga vetja. Ata dhuruan një kërcim mjaft romantik në skenë nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi.

Vula e këtij ribashkimi u vu pikërisht në rrjetet sociale. Mateo ka ndarë në profilin e tij një foto mjaft intime me Brikenën, ku shihen kokë më kokë, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke mos lënë më vend për dyshime.