Legjenda e basketbollit amerikan Shakill O’Nil duket se është i fiksuar pas Lionel Mesit.
Dhe ai është gati të bëjë gjithçka për t’u takuar me kampionin e botës. Gazetari i “TycSport”, Luis Mazariegos, e pyeti “Shak” nëse mund t’i dërgonte një mesazh argjentinasit, siç kujton gazetari në pyetjen e tij. O’Nil ka thënë fjalët më të mira për Lionel Mesin, madje në spanjisht.
“Mesi, emri im është kumbari i zi – filloi O’Nil, i cili e shqiptoi këtë fjali të parë në spanjisht – Dua të të them se të dua. Të dua vëlla, je më i miri. Do të doja të të takoja. Të dua”.
Mazariegos citoi gjithashtu Shak O’Nilin, duke lavdëruar numrin 10 të Argjentinë për titullin kampion bote në Katar.
“Jam i lumtur për Mesin”, tha ai.