Kreu i Linkedin, Ryan Roslanski, u shpreh se shkurtimet e vendeve të punës janë të nevojshme për shkak të racionalizimit të operacioneve të kompanisë.
Kjo kompani, e cila është në pronësi të Microsoft, në të ardhmen do të përdorë më shumë shërbimet e bashkëpunëtorëve të jashtëm.
Roslanski në letër theksoi se këto ndryshime do të çojnë në hapjen e 250 vendeve të reja të punës. Zëdhënësi i Linkedin njoftoi se njerëzit që humbën punën në kompani do të mund të aplikojnë për pozicione të reja.
Në të njëjtën kohë, kompania njoftoi se do të mbyllë aplikacionin e saj Inkarirs, i cili synon konsumatorët kinezë, deri më 9 gusht, për shkak të “konkurrencës së ashpër” dhe një “situate sfiduese makroekonomike”, sipas faqes së internetit Linkedin.
Linkedin, i cili punëson 20,000 njerëz, shënoi rritje çdo tremujor vitin e kaluar, por megjithatë ka vendosur t’i bashkohet një trendi të pushimeve nga puna në sektorin e teknologjisë në mes të një perspektive të zymtë ekonomike.
Në gjashtë muajt e fundit, më shumë se 270,000 vende pune në sektorin e teknologjisë janë eliminuar në nivel global, sipas të dhënave.
Kompania Amazon ndërpreu së fundmi 27,000 vende pune, më së shumti në historinë e saj, Meta, pronari i Facebook – 21,000 dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, 12,000 vende pune. Ndërkohë, edhe para shpalljes së kompanisë Linkedin, vetëm në muajin maj janë eliminuar 5000 vende pune në sektorin e teknologjisë.