Organizata ‘Reporterët pa Kufij’, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, e radhitën Shqipërinë 7 vende krahasuar me vitin e kaluar. Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a. Në vitin 2021, Shqipëria radhitej në vendin e 83-të.
Por edhe për këtë përmirësim të renditjes së Shqipërisë e kanë gjetur opozita shqiptar e ka një ‘teori’. Zëdhënësi i Sali Berishës Alfred Lela, ka hedhur dyshime se sipas tij ‘Edi Rama ka lobuar te shefja e Reporterëve pa Kufij, e cila më pas ka ndryshuar raportin.
“Jam në dijeni të një fakti, edhe pse shumë njerëz do të thonë se është teori konspiracioni, të një takimi të Ramës, ose një lobimi personal të tij në Paris me shefen e Reporterëve pa Kufij, gjë e cila ka përmbysur edhe raportin e tyre. Reporter pa Kufij në vijimësi kanë qenë shumë kritikë në disa raste dhe unë e di për fakt lobimin personal të kryeministrit dhe mesa duket është reflektuar edhe në raportin e këtij viti. Është një rritje dhe një përmirësim me 7 vende gjë të cilën nuk e shohim në realitet”, ka thënë Lela.
Mesa duket te ‘Rithemelimi’ e kanë të vendosur që çdo fjalë e mirë që thuhet për Shqipërinë nëpër botë është si rezultat i ‘blerjes dhe lobimit të Ramës’. Në fakt kur thonë që Rama ka ‘blerë DASH dhe FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’ kjo e ‘Reporterëve ka kufi’ të duket ‘lule’.