Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se kjo do të ndihmojë për të pasur çmime më të lira për konsumatorin.

“Do të garantojë çmimet më të mira për konsumatorin final”, tha Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Tregu AgroPark Tirana pritet të sjellë fitime më të larta të fermerëve falë çmimeve më të ulta të qiradhënies dhe mos-tarifimit të çdo produkti që qarkullon në treg, si dhe çmime më të lira për konsumatorin.