Një gazetar francez humbi jetën nga bombardimet në Ukrainë. Arman Soldin, i cili ishte korrespondent i medias franceze AFP, u vra në krye të detyrës nga goditjet me raketa pranë Chasiv Yar në rajonin lindor të Donetsk.

Shtëpia e Bardhë nderoi gazetarin Arman Soldin,duke thënë se bota është Në “borxh” ndaj gazetarëve që humbën jetën duke raportuar për luftën.

“Gazetaria është thelbësore për një shoqëri të lirë,” tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. Bota i detyrohet Armanit dhe 10 gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias që humbën jetën duke ekspozuar tmerret e pushtimit rus”.

Në prill, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve raportoi se të paktën 12 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus dhe 18 janë plagosur.