15 Maj, Tiranë- Deputetja e Njësisë Administrative Nr.9, Ogerta Manastirliu gjatë një prononcim për media, tha se është thelluar rezultati zgjedhor në Njesinë 9 në favor të kandidatit të PS, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Manastirliu bëri me dije se diferenca në vota drejt përfundimit të numërimit është mbi 2800 vota në favor të Veliajt.
“Nuk kemi patur asnje problematikë, ku vërehet që kryetari Bashkisë Erion Veliaj ka një epërsi të ndjeshme me kandidatët e tjerë dhe mbështetja në Njësinë 9 është rritur krahasuar me zgjedhjet e kaluara”,- tha Manastirliu.