KQZ ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të kutive të numërimit në Belsh.

Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 41 vota diferencë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Arif Tafani siguroi 50.23% të votimeve, në total 4536 vota, duke marrë në Belsh mandatin e gjashtë, jo rresht. Tafani ka qenë në pushtet për pesë mandate, në vitet 2000-2011 dhe nga viti 2015 e në vijim.

Nga ana tjetër kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi nuk mundi të fitojë duke marrë 49.77%, në total 4495 vota.