Paris Saint-Germain është kthyer në fushë për javën e 35-të të kampionatit francez me synimin për t’u kthyer të kryesoje me gjashtë pikë diferencë ndaj ndjekësve të Lens.

Lajmi i mbrëmjes ka qenë kthimi i Lionel Messi-t si titullar pas kaosit të shkaktuar nga udhëtimi i argjentinasit në Arabi pa lejen e klubit që e ka pezulluar fillimisht lojtarin duke e përjashtuar për dy ndeshje dhe më pas e kanë hequr pezullimin.

PSG-AJACCIO – 1-0 – VIDEO

Por tifozët nuk kanë harruar dhe Lionel Messi është fërshëllyer gjatë ndeshjes që po luhet në Parkun e Princave. Ndeshje që po fitohet 2-0 nga parisienët.

PSG-AJACCIO – 2-0 – HAKIMI – VIDEO

Ka qenë Fabian Ruiz ai që ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 22-të. Në minutën e 33-të ka ardhur edhe goli i dytë për PSG-në i shënuar nga Hakimi.