KËLCYRË- Partia Socialiste ka fituar edhe në Bashkinë e Këlcyrës. Kandidati i saj, Klement Ndoni arriti të sigurojë 2018 vota, duke lënë pas rivalin e “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 1936 vota.

Në këtë bashki gjithsej ishin 17 qendra votimi. Krahas Elbasanit, Vorës dhe Kamzës, të cilat ishin të parat që shpallen rezultatin, PS-ja vijon të marrë bashki të tjera në shkallë vendi.

Partia Socialiste ndryshe nga herët e shkuara, në këto zgjedhje po tenton të thyejë bastionet kryesore të opozitës, siç është Shkodra apo edhe Kukësi.

Deri tani, kandidati i PS-së, Benet Beci rezulton me më shumë vota, pavarësisht se ka ende shumë qendra votimi për t’u numëruar.