Zbardhen të tjera detaje nga pretenca e SPAK sot sa i takon personave të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se është kërkuar konfiskimi i dy kompanive kryesore, Integrated Technology ShPK dhe Alb Tech, po ashtu dhe të 4 kompanive që i paguan ato. Mes pasurive të tjera, është kërkuar konfiskimi i 8 apartamenteve, 3 pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës dhe kantina e verës, konkretisht 88% të aksioneve.

Akuza në fjalë është përfaqësuar nga Arben Kraja, ndërkohë që mbrojtja do të flasë më 1 qershor.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa në total për të gjithë personat e përfshirë 57 vite heqje lirie.

KËRKESA E SPAK
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8