Erling Haaland nuk ka të ndalur. Me golin e realizuar kundër West Hamit, norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andy Cole dhe Alan Shearer Shirer dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League në Angli.