Punimet për hapjen e tunelit të Llogarasë, që lidh Dukatin me Palasën, në një gjatësi prej 6 km, kanë përfunduar plotësisht.
Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë, Edi Rama, duke publikuar pamjet në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Tunelit të Llogarasë, ku pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.