Parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër është gati! Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, si dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi, inspektuan punimet e fazës së dytë të projektit, që ka të bëjë me riveshjen me gurë të hapësirës së madhe këmbësore.
Sipas kryeministrit Edi Rama, parkimi do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë.