Perla e Mesdheut, kështu e cilëson CNN Shqipërinë në një artikull ku vendi ynë është në listën e vendeve më të njohura dhe vizituara në botë, si një sugjerim për të kaluar pushimet e këtij viti. I adresohet atyre lexuesve që ende nuk i kanë vënë në vijë pushimet e kësaj vere, e duan të eksplorojnë botën. Shqipëria është në listën e CNN, krah Spanjës, Italisë, Austrisë, Argjentinës Tajlandës, me këtë përshkrim:
“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara me mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, thuhet në artikullin e CNN.