Sarah Berisha dhe DJ PM vazhdojnë të jenë ende një ndër çiftet më të preferuar në showbiz. Dyshja e cila po jeton ende historinë e tyre të dashurisë që nisi brenda edicionit të “Big Brother VIP” janë treguar më të rezervuar dhe më privat me marrëdhënien e tyre.

Mirëpo fansat e çiftit janë shumë kurioz të dijnë planet e të ardhmes së tyre ku shpesh herë i drejtojnë pyetje se “kur do të bëhet me fëmij” apo “kur do të martohen”.

E së fundmi, blogerja ka treguar se ajo dhe Dj PM po i marrin gjërat shtruar dhe për momentin nuk kanë asnjë plan për ta çuar lidhjen në një stad tjetër dhe kjo për shkak të angazhimeve të shumta që dyshja kanë.

“Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë. Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë.”- u shpreh ish-banorja e “BBVIP”.