Edhe pse Thethi është një nga zonat turistike të Shkodrës që vizitohet nga qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj, duket se bashkia këtë vit do t’u ofrojë vizitorëve një panoramë krejt ndryshe nga sa presin.
Plehrat jo vetëm që nuk janë pastruar, por situata ka shkuar deri në pikën sa ato të përhapen në zonat përreth, duke u kthyer një vend qëndrimi për kafshët e rastit. Kjo panoramë për vizitorët do të mund të ishte evituar nëse bashkia do të kishte zbatuar planin e masave për pastrimin e zonave publike dhe aq më tepër për një atraksion turistik siç është Thethi.