Kryebashkiaku Etion Veliaj ka komentuar në Report Tv premtimin e Belind Këlliçit për transport falas! Veliaj tha se një gjë e tillë do të falimentojë bashkinë dhe sipas tij e ka propozuar një projekt të tillë sepse e di që më 14 maj do të humbë dhe askush nuk do t’i kërkojë llogari.
Veliaj u ndal edhe tek propozimi i tij për transportin, ku tha se do të ndërtojnë një linjë ekspres fillimisht me tre linjat e autobusit, Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat.
Është kollaj ta shesin sapunin për djathë nëse të hënën s’do fitosh dhe s’do të kërkojë njeri llogari. Unë kam ndërmend të fitoj bindshëm, për të treguar që jemi një forcë që e kemi aleancën me njerëz. Koha e kopshtit ku ti rrotullon makina e avion në studio është muhabet fëminor. Jemi angazhuar të themi vetëm gjërat që do bëhen. Tirana ka nevojë për 50 shkolla, kemi 10 për të bërë. Tirana ka nevojë për linja ekspres.
Po të ishte për ta bërë falas, e kishte bërë Shkodra. Ajo që mund të bëhet dhe duhet bërë, dhe që ka rezultuar efikase, se këto të tjerat falimentojnë bashkinë. Shtimi i flotës së autobusë është e mundur, por lipset të kalojmë në rrugë ekspres. Nëse nuk është, dopio fizarmonika, na duet një korsi ekspres e pandërprerë. Parimi është, tani që kemi marrë financim nga BE, do kalojmë Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat me një linjave të pandërprerë ekspres, besoj që brenda këtij viti do shohim rezultat e para. Do e fillojmë me këto linja. Do shkurtohet koha nga 54 minuta, unaza të shkojë në 27 minuta.
Sot Prishtina me dy linja autobusi është bileta gjysmë euro. Në asnjë vend nuk ekziston falas. Tirana me 40 lekë është çmimi më i ulët në rajon, por bërja zero falimenton bashkinë. Kemi sot këtë projekt të financuar”, tha Veliaj.