Për Partinë Socialiste ka një pjesëmarrje të ulët në votime për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.

“Partia Socialiste i lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit q ëtë kthehen në qendrat e votimit. Gjithkush që voton sot jep një kontribut edhe për të gjithë ata që janë larg. Prandaj thirrja jonë është votoni! Votoni”, tha Bora Muzhaqi, zëdhënëse e PS.