Tifozët e një ekipi të nivelit të tretë në Holandë vendosën të punësojnë striptiste në një ndeshje kundër kampionëve për të shpërqendruar lojtarët e këtyre të fundit.
Dihet që tifozët e çdo skuadre bëjnë gjithçka për t’i shtyrë drejt fitores lojtarët e tyre. Tifozët e Reinsbergs shkuan një hap më tej duke bërë një lëvizje shumë më të pazakontë, por gjithmonë duke pasur parasysh të mirën e skuadrës.
Në një ndeshje kundër liderëve të kategorisë së tretë, AFC Amsterdam, ata punësuan një striptiste për të hyrë në fushë dhe për të shqetësuar lojtarët kundërshtarë. Duke qenë se ata ishin në humbje 1-0, vajza hyri në fushë e zhveshur në minutën e 20-të dhe vrapoi drejt lojtarëve të AFC, madje duke shkuar dhe kërcyer tek njëri prej tyre, qendërmbrojtësi Joel Thielema. Ai refuzoi tifozen, duke thënë se e dashura e tij po shihte.
Striptistja e njohur si ‘Striptease Foxy’ kishte veshur vetëm çorape dhe këpucë teksa mbante një pankartë. Qendërmbrojtësi i AFC Amsterdam foli pas ndeshjes dhe tha: “Unë mendoj se ajo donte që unë t’i prekja të pasmet. Por mendova: ‘Mos lejo që kjo të ndodhë, përndryshe do të keni një “luftë” në shtëpi. Më dukej bukur, po jem i sinqertë”.