Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 89 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është 2690 vota.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 24 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 29.65%.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 21 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeso