Afati për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri është zgjatur.
Qeveria mori vendimin ditën e sotme, ku thuhet se nga një vit, tashmë ukrainasit kanë mundësinë që të qëndrojnë pa leje deri në dy vjet.
“Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”, thuhet në VKM.