Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje nga ku ka theksuar se premtimi për rrugën në fshatin Thanasaj tashmë është realitet.

Balla u shpreh se nëse duam që të vijojmë të gjitha projektet e nisura duhet të shkojmë përpara e mos ta kthejmë kokën pas te Saliu dhe Iliri të cilët janë pasuaruar e në institucionet e shtetit.

“Shumë punë na presin në 4 vjeçarin e ri i cili fillon sapo ne të kemi marrë konfirmimin tuaj për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ne do të rikonstruktojmë urën në Thanasaj në mënyrë që të kemi një lidhje më të shkurtër dhe unë dua që në vazhdim, përveç rrugës së bërë nga ne edhe ju të merni përsipër zhvillimin e kësaj zone duke u fokusuar tek një pjesë e ekonomisë së Shqipërisë e cila është e vetmja mundësi për të krijuar punësim dhe zhvillim, agroturizmi. Kjo zonë ka disa pika shumë të rëndësishme zhvillimi të cilat vizitohen nga shumë njerëz. Tani që rruga u bë, ura që na lidh me Peqinin do të përfundojë së shpejti ndaj unë u bëj thirrje djemve dhe vajzave të kësaj zone që të mos shkojnë të emigrojnë, por shtëpitë e tyre t’i kthejnë në një agroturizëm.

Gjithashtu unë sot kërkoj mbështetjen tuaj që punët që i kemi nisur t’i vazhdojmë dhe unë ju garantoj që siç bëmë rrugën do t’i përgjigjemi edhe të gjitha kërkesave të të gjithë fshatrave të Dushkut. Kemi disa problematika të trashëguara prej vitesh si kanalizimi i ujrave të zeza, uranizimi i cili fillon së shpejti pasi ajo që është bërë në qendër të Lushnjes duhet ta aplikojmë edhe në qendrat administrative. Do vazhdojmë të investoë në infrastrukturën shkollore dhe atë shëndetësore, por nëse duam t’i bëjmë të gjitha këto duhet të shkojmë përpara.

Nuk dua të merem me kandidatin e Lushnjes sepse siç ka hyrë do të dalë por e kam me ato dy kontrollorët, dy shushunja që kanë 32 vite që kanë vendosur pasuri duke qenë punëtorë të shtetit. E kam fjalën për Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët tërë jetën e tyre kanë punuar vetëm punë shteti e sot nuk i numërohen pasuritë. Ndaj edhe demokratëve këtu u kërkojmë votën e u themi që mos ta harxhojnë votën kot te Ilir Meta, te Nard Ndoka apo Vangjel Dulja se kandidati i këtyre të treve është ai, se Sali Berishës i ka humbur vula. Ndaj më 14 maj votoni për Erisledën dhe Partinë Socialiste”.