Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet që tregojnë përfundimin e punimeve në Nyjen e Fllakës në Durrës.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë publikoi fotografi nga rruga e përfunduar që është hapur për qarkullim.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje nga përfundimi i punimeve në Nyjen e Fllakës në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.